Durrës, policia tatimore bllokon verë pa pullë fiskale – (22 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Gjatë një aksioni të policisë tatimore të Durrësit, u bllokuan 1500 shishe verë, pa pullën e akcizës, të një firme beratase. Ngarkesa sapo ishte shkarkuar në një nga pikat e shumicës pranë tregut ushqimor të Durrësit. Krahas masës së sekuestrimit nga policia tatimore e këtij rrethi, po aplikohet dhe heqja e licencave për tregtarët që shesin mall pa pullën e akcizës. Gjatë vitit 2000, sekuestrimet nga policia tatimore e Durrësit, kanë qenë të konsiderueshme./tvklan.al