Durrës/Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 15 vjeçari. Një tjetër plagoset


Durrës/Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 15 vjeçari. Një tjetër plagoset

15:13 27/08/2016

Durrës – Një minoren humbi  jetën kur ashensori i fabrikës së këpucëve në Rrashbull të Durrësit u rrëzua. Ai po priste nënën e tij të dilte nga puna dhe ndërkohë lëvizte me ashensorin e mallarve.

I plagosur rëndë mbeti edhe një punonjës i fabrikës që shkoi për ta ndihmuar 15 vjeçarin. Të dy u rrëzuan në gropën e ashensorit që dyshohet të ketë patur defekt.

44 vjeçari ndodhet në Spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve kurse për të voglin nuk pati asnjë shpëtim.

Ende nuk janë prezantuar rrethanat se çfarë ndodhi, por burime zyrtare të policisë thanë se dy personat u rrëzuan bashkë me ashensorin nga një lartësi 6 metra.

Burime nga policia e Durrësit thanë se po merren në pyetje punonjës të fabrikës, si dhe teknikët të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e objekteve të punës.

Tv Klan






Të ngjashme