Durrësi hap dyert e qendrës për trajtimin e fëmijëve me probleme sociale (23 Dhjetor 2000)


Durrësi hap dyert e qendrës për trajtimin e fëmijëve me probleme sociale (23 Dhjetor 2000)

14:22 23/12/2000

Qendra ditore për trajtimin e fëmijëve me probleme të thella sociale janë hapur dhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Kjo është njëra nga qendrat e ngritura nga shoqata italiane “Muovi Mondi”dhe nga shoqata “Në dobi të gruas shqiptare”. Trajtimet këtu bëhen nëpërmjet punonjësve socialë që ka gjendra. Janë gjithsej 20 fëmijë të rrugës që çdo ditë mësojnë dhe edukohen me metodat e përgatitura vetëm nga këto fëmijë.

8 prej këtyre fëmijëve jetojnë këtu, por qendra duke mos pasur mundësinë e kthimit në një jetimore, po i trajton ato përkohësisht derisa të gjendet një zgjidhje. Moshat e këtyre fëmijëve janë nga 7-14 vjeç. Prej dy vitesh të funksionimit të kësaj qendre, edukatën e fituar këtu sipas këshillave të mësueve sociologë, duhet t’a trasnmetojnë edhe në familjet e tyre pasi ky është dhe qëllimi i qendrës.

Për këtë projekt qendra bashkëpunon me bashkinë e qytetit të Durrësit dhe zyrën e saj sociale. Ndërkohë që në vazhdim të këtij projekti është hapur dhe një qendër tjetër që trajton të rinjtë me problemet sociale./tvklan.al






Të ngjashme