Durrësi pa semaforë, zëvendësohen nga policët (10 Gusht 2000)
100 mijë dollarë i kushtuan Durrësit semaforët dhe tabelat e qarkullimit. 6 muaj më parë u duk se qarkullimi në qytetin bregdetar do të ndryshonte Në kryqëzime u vendosën shtyllat me sinjalet përkatëse. Në fakt vetëm 3 semaforë ndriçuan. Gjendja e tyre zgjati vetëm në fazën e koalidimit. Që nga ajo kohë dritave shumëngjyrëshe nuk i shkon më korent.
Tani në këtë qytet trafiku drejtohet me metodën e vjetër me policë dhe sidomos në verë rëndohet mjaft nga ardhja e pushuesve. Të gjithë këtë peshë e mbajnë njerëzit me uniforma blu dhe jelekë jeshilë që zëvendësojnë paratë e hedhura dëm për semaforët./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame