Durrësi, pas dy “tërmetesh”
Biznesi kërkon ndihmë: Na lehtësoni tarifat vendore
Në Durrës sipërmarrja private është duke e vuajtur dyfish situatën e rëndë. Goditja e parë ishte ajo e tërmetit të 26 nëntorit, ku veç dëmëve materiale, biznesi u mbyll në pjesën dërrmuese si pasojë e braktisjes së qytetit dhe mungesës së kushteve të sigurisë.
Goditja e e dytë është paraliza totale që pësoi si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme nga virusi. Për të shmangur falimentimin e këtyre bizneseve, Dhoma e Tregtisë së Durrësit, i është drejtuar këshillave bashkiake të tre qyteteve që përbëjnë këtë qark, me një paketë kërkesash për lehtësimin e barrës fiskale nga tarifat vendore.
Prej disa ditësh biznesi, përmes shoqatave të ndryshme të tij, i ka kërkuar qeverisë mbështetje për të shmangur rënien e ekonomisë në kolaps.
Qeveria ka miratuar deri tani dy paketa financiare, por biznesi ka reaguar në mënyrë shumë skeptike ndaj tyre, duke u shprehur se ato janë më shumë pakte sociale për të mbështetur shtresat e varfëra, por nuk prodhojnë efekte serioze në shpëtimin e ekonomisë.
Klan Plus