16:24 21/01/2014Banorët e Durrësit dhe zonave përreth u përfshinë një ditë më parë nga paniku si pasojë e dy lëkundjeve të fuqishme sizmike që u regjistruan gjatë orëve të mëngjesit. Por numri i tërmeteve që kanë goditur qytetin breghdetar në 24 orët e fundit ka qenë disa herë më i lartë.Durrësi njihet si zonë me aktivitet të lartë sizmik, e për pasojë sizmologët e quajnë këtë situatë si normale.Edhe Shqipëria renditet ndër vendet me lëvizje të shpeshta tektonike të tokës, por të një fuqie të ulët.Gjeologët thonë se zonat me aktivitet me të lartë sizmik janë akset Vlorë- Lushnje-Librazhd- Elbasan e Dibër, Lezhë – Shkodër- Ulqin , Shkodër – Pejë dhe Sarandë- Tepelenë.Aparatet regjistrojnë mesatarisht 2 lëkundje tërmeti në 24 orë, në pjesë të ndryshme të shqipërisë. Tërmeti më i fuqishëm në vendin tonë është regjistruar në 15 prill të viti 1979 me epiqendër në shkoder dhe me një fuqi 7,1 i shkallës rihter.