Duterte fton refugjatët në Filipine: Perëndimi dështoi me ta
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është vetë-ofruar në pranimin e refugjatëve të luftës në kohën kur Perëndimi është duke marrë masa për të mbyllur kufijtë ndaj prurjes së madhe të tyre.
“Të paktën 1.8 mln njerëz kanë migruar nën mantelin e refugjatëve gjatë vitit 2015. Vetëm përgjatë 10 viteve të fundit, numri i njerëzve që migrojnë në kushtet e dhunës, është rritur me 300%”, tha Duterte për rrjetin mediatik të Katarit, Al Jazeera.
Vendimi i tij për të mirëpritur refugjatët në Filipine, në një vend me 100 milionë banore ku varfëria është gjerësisht e përhapur, vjen si pasojë e dështimit të vendeve perëndimore për të ndihmuar refugjatët.
“Dërgojini ata tek ne. Ne do t’i pranojmë te gjithë. Ata janë qenie njerëzore,” tha ai për Al Jazeera, pa dhënë hollësira se si vendi do të angazhohet me ardhjen e refugjatëve. ” Ata janë gjithmonë të mirëpritur këtu. Do t’i mirëpresim deri sa të jemi të mbushur deri në majë”, deklaroi presidenti filipinas.”/ TV KLAN