Dy aksidente në Kukës, humbet jetën drejtuesi i mjetit
Drejtuesi i një mjeti mbeti i vdekur në “Rrugën e Kombit” në drejtim të Kukësit. Sipas policisë, shkak ishte përplasja e dy makinave, një Volkswagen me një furgon tip Benz. Të dy makinat drejtoheshin nga shoferë që banojnë në Kukës. Por drejtuesi i Volkswagen ishte i pafat. Ai humbi jetën sapo mbërriti në spital.
Ndërkohë një aksident i dytë ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”. Një automjet tip fuoristradë që po udhëtonte drejt Kosovës doli nga rruga, por për fat njerëzit që udhëtonin me të shpëtuan.
Ngjarja ndodhi në dalje të Kukësit në vendin e quajtur ‘Lugina e Drinit’. Në vendngjarje shkoi policia e cila konstatoi se makina ka qenë me shpejtësi të lartë dhe për këtë arsye doli nga rruga, e ndikuar edhe nga lagështira. Udhëtarët pësuan lëndime, por kërkuan të vazhdonin udhëtimin për në Kosovë, e nuk pranuan dërgimin në urgjencën e Kukësit./
abcnews.al