Dy aksione policie, bllokohen afërsisht 50 kg drogë


Dy aksione policie, bllokohen afërsisht 50 kg drogë

11:34 21/05/2014 DrogeRreth 50 kg drogë e llojit kanabis është kapur nga policia në dy aksione të ndryshme në Tiranë dhe Sarandë.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm 28-vjeçarin Orgest Vasku. 28-vjeçari është implikuar në tentativën e trafikimit të një sasie prej 21 kg lënde narkotike.

Lënda e llojit kanabis sativa ishte planifikuar të nisej në drejtim të Maqedonisë. Vasku ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria në Maj të vitit 2012.

Ndërkohë po gjatë mëngjesit të sotëm, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike u sekuestrua nga policia e Sarandës në një mjet të braktisur.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë pasi ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e policisë.

Nga kontrolli i kryer u gjet një çantë brenda së cilës u sekuestruan 26.3 kg kanabis sativa.

Aktualisht policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit.

tvklan.al





Të ngjashme