Dy anëtarë të Gjykatës së Lartë i nënshtrohen Vetting-ut
Dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi dhe Artan Broci kanë dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për procesin e rivlerësimit.
I pari që u përball më komisionin ishte Selimi i kërkoi KPK që të pezullojë procesin ndaj tij dhe të nisë një hetim për trupën, pasi me media janë transmetuar të dhëna sensitive dhe konfidenciale që vetëm komisioni i disponon. Vendimi për Selimin do të merret në datën 30 Korrik.
Ndërsa Artan Broci tha në fund të seancës që kërkon nga komisioni të marrë një vendim të bazuar në prova dhe të paanshëm. Vendimi për të do të lexohet në 31 Korrik.
Tv Klan