Dy artistet shqiptare kanë një lajm
“The Voice” në Amerikë bën bashkë Bebe Rexhen dhe Dua Lipën. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare do të jenë ndihmës trajnere në skuadrën “Blake” në sezonin e këtij viti. Përkrah dyshes së përzgjedhur do të jetë edhe Jonas Brothers dhe Ella Mai.
Secila nga këngëtaret nuk vonoi dhe e postoi këtë lajm menjëherë në rrjetin social Instagram. “Gjejeni çfarë? Do jem trajnere këtë vit e The Voice. Faleminderit që më përzgjodhët”, shkroi Bebe.
Ndërkohë shkrimi i Duas ishte: “Faleminderit që më keni zgjedhur në këtë pozicion. Do t’ia kalojmë shumë mirë”.
Tashmë hashtagu #Team Blake nuk do të mungojë në profilet e tyre në mbështetje të skuadrës që kanë. Pritet që ky kompeticion t’i forcojë marrëdhëniet e tyre dhe të shërbejë si një indicie për ndonjë bashkëpunim të ardhshëm, dëshirë kjo e shumë fansave.
Klan Plus