Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri


Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri

08:41 03/12/2019

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se pas tërmetit, kanë lindur dy bebe, një në Shqipëri dhe një në Kosovë.

“Ka një kohë për të vdekur dhe ka një kohë për të lindur”, shkruan Rama.

“Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri si kokrra e mollës. Edhe 100 dhe shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit e me kë t’u dojë zemra e vogël, që u bëftë sa më e madhe”, vazhdon kryeministri.

Postimi vazhdon më tej me dy vargje të këngës “Xhamadani vija-vija”.

Pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima dhe plagosi qindra të tjerë nuk mungoi ndihma në qytetarët e Kosovës.

Pasi erdhën në zonat më të prekura nga lëkundjet dhe sollën ndihmat e tyre, kur u rikthyen morën me vete familje shqiptare, të cilat kishin mbetur në qiell të hapur, për t’i strehuar në shtetin kosovar. /tvklan.al






Të ngjashme