Dy derbi në Europa League
Një të tetat e finales së UEFA Europa League do të sjellin dy ndeshje derbi. Në gjermani Schalke 04 pret Borussia Monchengladbach. Favorite sigurisht skuadra vendase, por Borussia po shfaq një forme më të mirë në Bundesliga.
Një tjetër derbi është edhe ai i Belgjikës mes Gent dhe Genk. Mes të dyjave pritet të jetë ndeshje e ekuilibruar për të zgjedhur kualifikimin në takimin e dytë.
Manchester United ka udhëtuar në rusi aty ku do ta presë Rostov. Një kafshatë e lehtë për skuadrën e Jose Mourinho.
Përballje jo të lehtë pritet të ketë Roma që ka zbarkuar në Lyon. E skualifikuar nga kupa e Italisë në derbi me Lazion dhe me humbje në kampionat, skuadra e Spaletit do të kërkojë shpagim nga klubi francez. Delikate do të jetë edhe sfida mes grekeve te Olymnpiacos dhe turqve te Besiktas, ku pritet një atmosfere jo dhe aq mikpritëse për skuadrën nga Pireu.
Tv Klan