Dy ditë që kishte ardhur në jetë, gjendet në Durrës foshnja e braktisur (27 Mars 2001)
Në këtë vend buzë detit, i quajtur Currila në bregdetin e Durrësit është gjetur një foshnje e braktisur. Ajo ishte vajzë dhe kishte vetëm dy ditë që kishte dalë në jetë. Menjëherë e sapolindura është dërgur në maternitetin e qytetit dhe prej aty u përcoll për në shtëpinë e foshnjes.
Këtu ajo ndihet më mirë dhe më ngrohtë midis foshnjave të tjera dhe përkujdesjes së personelit. Megjithëse në pamje të parë, foshnjat duken të shëndetshme, punonjësit e kësaj qendre kërkojnë që të bëhen analiza më të hollësishme. Është menduar që kjo bebe të ketë dhe emrin e saj. Ajo do të quhet Shpresa.
Ky është rasti i dytë që në pak ditë në breg të Adriatikut gjendet foshnja të braktisura ku fatkeqësisht e para u gjet e vdekur./tvklan.al