“Dy gisht mjaltë” pushton kinematë


“Dy gisht mjaltë” pushton kinematë

16:45 28/03/2019

“Dy gisht mjaltë”. Titullohet kështu filmi më i ri në kinematë shqiptare, ku Ermal Mamaqi vjen jo vetëm në rolin e protagonistit, por edhe atë të bashkëregjisorit me turkun Emir Khalilzadeh.

Historia e një çifti që mundohet të realizojë një muaj mjalti në Karaibe dhe që herë pas here përballen me ndërhyrjen e prindërve ka bërë bashkë aktorë të njohur e të rinj të humorit shqiptar.

E konceptuar si një ndërthurje e humorit, romancës dhe aventurave, kjo komedi sjell për publikun realizimin e një tjetre ëndrre të fshehur të këngëtares Elvana Gjata, atë të aktrimit.

Kjo është një gjë që unë kam shumë kohë që pres ta bëj, kam ëndërruar që të realizoj një film dhe kam pritur gjatë dhe ia ka vlejtur pritja. Jam shumë e lumtur që e kam realizuar me vëllain tim Ermalin dhe me produksion turk. Është diçka që unë e dua se kam mbaruar edhe shkollën për regjisurë, kështu që e ndjej vërtetë shumë dhe e dua vërtetë shumë aktrimin.

E teksa për Elvanën filmi si një fushë jo shumë e njohur ka pasur sfidat e veta, edhe për Ermalin jo gjithçka ka qenë e lehtë.

Kur unë martohem me Elvanën ka qenë pjesa me e vështirë, pasi duhej sinkronizuar të gjithë në të njëjtën kohë”. 

Premiera mblodhi gjithë bashkëpunëtorët e këtij projekti, personazhe publike jo vetëm të botës së artit, por edhe të politikës, si Kryeministri Edi Rama apo Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Nga 28 Marsi, “Dy gisht mjaltë” do të shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Tv Klan






Të ngjashme