Dy gola në dy ndeshje për Higuain


Dy gola në dy ndeshje për Higuain

17:25 03/02/2019

Higuain realizoi golat e parë në Premier League. Në javën e 25 të kampionatit, në Stamford Bridge blutë e Londrës prisnin skuadrën e fundit në renditje dhe ky ishte rasti më i mirë për sulmuesin argjentinas.

Nuk iu desh shumë të ambientohej. “El Pipita” në ndeshjen e dytë si titullar gjeti goli që në minutën e 16 të takimit pas asistit të Ngolo Kantè. Ish-milanisti ishte i qartë dhe i saktë në mundësinë e parë që iu dha. Menjëherë si për ta falenderuar, ai vrapoi drejt pankinës për të përqafuar trajnerin Sarri. Shenjë e fortë kjo në golin e parë që mesa duket e priste aq shumë.

Vetë besimi, sigurisht edhe me golat e tjerë që skuadra e tij shënoi, solli një tjetër mundësi për të. Golin e dytë e shënoi në minutën e 69. Në fakt mund të jetë pikërisht trajneri Sarri njeriu që sjell fat për Higuain. Tek Napoli ai realizoi 37 gola në 37 ndeshje të luajtura.

Tv Klan






Të ngjashme