Dy kosovarët e vdekur në Durrës – (14 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dy kosovarë të vendosur në Durrës kanë humbur jetën nga një aksident. 33-vjeçari Met Aliymeraj vdiq në spital pasi ishte përplasur nga treni në periferi të qytetit. Ndërsa 54-vjeçarja Meride Hajdar Jushaj, u godit nga një autoveturë në zonën e plazhit dhe vdiq gjatë kohës që po transportohej për në spital, bëjnë të ditur burime të policisë së Durrësit.
Ymeraj është përplasur rreth orës 10 e 30 nga treni që udhëtonte nga Tirana për në Durrës. Ndërsa rreth orës 18 e 45 minuta në aksin e rrugës për në Kavajë përball hotel Florida qytetarja kosovare Jushaj u godit nga një autoveturë me targë të Tiranës.
Shoferi Artur Gjon Zeneli shkaktar i aksidentit nuk arriti të çonte gjallë viktimën në spital. Ai u ndalua më pas nga policia./tvklan.al