Makinat përplasen kokë më kokë, humb jetën i riu shqiptar në Itali
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur paraditen e së shtunës në Sarnico të Italisë.
Dy makina janë përplasur kokë më kokë rreth orës 11:30, në një rrugë pranë një liqeni. Mediat italiane raportojnë se 21-vjeçari i cili banonte në Bergamo, ndodhej në një makinë të zezë të tipit
Citroen C2
.
Sipas
Corriere.it
nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 3 italianë, 89, 87 dhe 63 vjeç, respektivisht babë, nënë e bir.
Emri i shqiptarit që humbi jetën nuk bëhet i ditur, teksa karabinierët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit./tvklan.al