Dy medaljet e rritjes së pragut për tatim-fitimin
Sot një ndërmarrje e cila realizon xhiro vjetore deri në 8 milion lekë në vit paguan 5% tatim mbi fitimin, e në rastin që të ardhurat janë 8 milion plus 1 lekë, atëherë shkalla tatimore është 15%. Në janar të vitit 2019 qeveria ka vendosur që të ndryshojë këtë kufi e ta çojë tatimin 5% për pragun deri në 14 milion lekë në vit.
“
Tashmë ai që ka xhiro 14 milion plus 1 lekë paguan 15% tatim mbi fitimin. Kjo lehtëson barrën fiskale për shumë biznese dhe ul evazionin për kategorinë që kanë të ardhura në nivele poshtë 8 milion lekëve në vit
”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i “Konfindustria”-s.
Por ekspertët thonë se kjo nisëm ka edhe risqe, siç mund të jetë copëzimi i ndërmarrjeve të mesme me xhiro më të madhe se 14 milion lekë, për të përfituar normë më të ulët tatimore.
“
Administrata tatimore duhet të ketë më shumë kujdes dhe të marrë masa.
”
Megjithatë kjo situatë ngre pikëpyetje mbi drejtësinë e taksës progresive, ku pagat e punëtorëve të shtresës së mesme tatohen më shumë se fitimet e biznesit.
“Duhet menduar për një rregull të kësaj, sepse penalizohet shtresa e mesme e popullatës me këtë tatim që është sot.
”
Një biznes i cili ka një marzh fitimi prej 15% e që mund të fitojë për xhiron deri në 14 milionë lekë, rreth 2 milion lekë, me këtë taksë do të paguajë 10 mijë lekë tatim fitimi në vit. Ndërsa një punëtor me të ardhura mesatare 2 milionë lekë, do të paguajë 255 mijë lekë tatim mbi të ardhurat.
Tv Klan