Dy mijë pemë në Sheshin “Skenderbej”


Dy mijë pemë në Sheshin “Skenderbej”

14:00 04/03/2017 https://youtu.be/FpYThSQXh-E

Punimet për sheshin “Skënderbej” janë drejt fundit. Gjatë inspektimit të mbjelljes së drurëve frutore, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se me fillimin e procesit të mbjelljes së 2 mijë pemëve dhe shtrimin e gurëve, sheshi “Skendërbej” do të hapet në muajin qershor për banorët e kryeqytetit.

“Jam shumë entuziast sepse po hyjmë në një fazë të re të Sheshit ‘Skënderbej’, i cili do të hapet në qershor Kemi filluar mbjelljen e drurëve frutorë dhe dekorativë, gjithsej dy mijë pemë; do të mbillen edhe rreth 5 mijë shkurre me nivele të ndryshme, për t’i dhënë sheshit një peizazh me disa kate. Fillimisht kemi nisur mbjelljet në hapësirën përreth Muzeut Kombëtar, e mandej do të vijojmë përreth godinave të tjera, teksa përfundojmë parkingun nëntokësor dhe elementët e tjerë”

Sipas materialit të shpërndarë nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, Veliaj tha se sheshi kryesor i Tiranës do të ketë edhe disa hapësira të vogla për aktiviteteve të ndryshme.

Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale, mbjelljen e pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative./ TV KLAN






Të ngjashme