Dy orë mbi shtyllën e tensionit të lartë, qytetari kërcënoi të hidhej

Foto: Qytetari që kërcënon të hidhet nga shtylla

Dy orë mbi shtyllën e tensionit të lartë, qytetari kërcënoi të hidhej

13:42 18/01/2018

Për dy orë e gjysmë, një qytetar ka qëndruar në majë të një shtylle të tensionit të lartë duke kërcënuar se do të hidhej.

Skënder Doda hipi në shtyllë rreth orës 13:00 dhe pranoi të zbriste rreth orës 14:30 pas negociatave me policinë.

Qytetari pretendonte se nga rëshqitja e tokës i është dëmtuar shtëpia. Për këtë arsye, ai kërcënon të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ambulanca dhe zjarrfikësja. /

tvklan.al






Të ngjashme