Dy shpërthime pranë stadiumit, të paktën 13 viktima


Dy shpërthime pranë stadiumit, të paktën 13 viktima

22:30 10/12/2016

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur mbrëmjen e sotme Stambollin. Sipas raportimeve më të fundit të paktën 13 persona kanë humbur jetën ndërsa të plagosur kanë mbetur shumë të tjerë, mes tyre edhe efektivë policie.

Shifrat janë ende paraprake dhe media të ndryshme shkruajnë se numri pritet të rritet. Al Jazeera raporton për të paktën 15 të vdekur, ndërsa televizioni turk NTV  tha se të plagosur janë mbi 70 persona.

shperthimi

Një prej shpërthimeve ishte me autobombë dhe ndodhi jashtë stadiumit Beshiktash. Tjetri dyshohet të jetë sulm vetëvrasës dhe ndodhi pranë parkut Macka. Dëshmitarë thanë se përveç shpërthimeve u dëgjuan edhe të shtëna me armë.

Një prej objektivave mësohet të ketë qenë një autobus që transportonte efektivë policie.

Kjo u konfirmua edhe nga Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu. Ndërsa Ministri i Transportit, Ahmet Arslan, në një postim në Twitter tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist. 

2

Shpërthimet ndodhën rreth 2 orë pasi kishte përfunduar ndeshja e futbollit mes Beshiktash dhe Bursaspor, dy prej skuadrave më të mira turke.

Prej kohësh tashmë qytetet më të mëdha në Turqi kanë rënë pre e sulmeve të militantëve, duke lënë me dhjetëra të vdekur.

Në videon më poshtë

shihet një prej shpërthimeve, i kapur në kamera nga një grup të rinjsh që po luanin muzikë me kitarë.

tvklan.al/ lajmi në përditësim 

https://www.youtube.com//embed/MF9sGoZS8LQ





Të ngjashme