Dy shpërthime të fuqishme në Francë, evakuohet spitali
Një spital në jug të Francës është evakuuar pas dy shpërthimeve dhe një zjarri të madh të pashpjeguar i cili ka dëmtuar ndërtesën.
Tymi i madh i zi është parë duke ardhur nga spitali në qytetin e Annonay. Zyrtarët thanë se ndërtesa u përfshi nga flakët pas dy shpërthimeve, të dy cilindrave të mëdhenj të gazit. Ekipet e emergjencës ndodhën në vendgjarje. Anëtarët e këshillit kanë kërkuar që banorët të qëndrojnë në një zonë të sigurt të zonës, ndërsa zjarrëfikësit mundohen të shuajnë zjarrrin. Një zëdhënës i prefekturës Ardeche ka thënë për "AFP" se nuk ka viktima të raportuara deri më tani. Rreth orës 4 pasdite, autoritetet thanë se pacientët e spitalit janë zhvendosur drejt një vendi të sigurt dhese deri tani nuk ka asnjë rrezik.