Dy shqiptarë arratisen nga burgjet greke


Dy shqiptarë arratisen nga burgjet greke

15:00 17/05/2016

Dy shqiptarë u arratisën në mënyrë spektakolare nga ambientet e paraburigimit në Komisariatin e Policisë në Selanik.

Ata prenë më sharrë hekurat e dritareve dhe u larguan, duke vënë në alarm forcat e policisë.

Identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë publik nga autoritetet, por sqarohet se ata mbaheshin në paraburgim për vepra të rënda penale.

Mësohet se një nga të arratisurit është i moshës 42 – vjeçare dhe rezulton të jetë i dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2009 në një pikë karburanti.

Ndërsa personi tjetër është i moshës 33 – vjeçare dhe është dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet greke kanë nisur ndjekjen për dy shqiptarët, megjithëse thonë se nuk mund të jenë shumë larg nga zona e Selanikut.

Mediat greke shkruajnë se, në momentin e arratisjes janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por shumë detaje mbeten ende të paqarta.

Tv Klan






Të ngjashme