
Dy shqiptarë kapen duke shitur kokainë në Itali
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Varese të Italisë pasi u kapën me kokainë dhe disa qindra mijëra Euro.
Shqiptarët janë të moshës 23 vjeç dhe 25 vjeç. Ata ngjallën dyshimet e policisë pasi bënin ndalesa në zona të caktuara të Vareses.
Dy shqiptarët udhëtonin me një makinë të vogël dhe ndalesat e shpeshta të tyre bën që policia të ngrinte dyshimet se po shpërndanin lëndë narkotike.
Në momentin e arrestimit, aytre ju gjetën më shumë se 50 gram kokainë, dy mijë Euro dhe 1400 franga zvicerane.
Këto shuma të parave ata i kishin përfituar nga shitja e kokainës tek klientët e tyre.
Nga kqyrja e celularit të njërit prej të arrestuarve, kishte disa thirrje telefonike dhe mesazhe rreth çmimit të kokainës.
Policia italiane nuk i ka bërë publike emrat e dy shqiptarëve të arrestuar. Ata akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim për ta shitur.
/tvklan.al