Dy shqiptarë në lokal me çantën plot me drogë, bien në pranga
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me një çantë krahu plot me drogë.
Në pranga kanë rënë Sali Kola 20 vjeç dhe Rifat Xhihani 24 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë një operacioni antidrogë, policia pikasi dy të rinjtë shqiptarë që po kalonin kohën në një lokal teksa ruanin me kujdes një çantë.
Ky fakt ngjalli dyshimet e efektivëve të cilët pasi ushtruan kontroll arritën të zbulonin se brenda çantës që ata ruanin kishte marijuanë e mbështjellë me celofan, pesha e së cilës ishte 7.5 kg.
Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e posedimit me qëllim trafikun e drogës.
Droga e sekuestruar është dërguar në laboratorin e analizave të në Ragusa, ku pritet të përcaktohet saktë sasia e dozave dhe fitimi në vlerë monetare./tvklan.al