Dy skuadra në kërkim të kthesës
Nuk ka rëndësi kur luhet apo për çfarë trofeu, një derbi është gjithmonë ndeshja që duhet fituar. Në “San Siro” mes Milanit dhe Interit do të luhet çerekfinalja e kupës së Italisë. Do të jetë si një finale për të dyja pasi vijnë nga rezultate zhgënjyese në kampionat. Të dyja do të luajnë jo vetëm për trofeun e kupës por mbi të gjitha për tifozët dhe vetë futbollistët.
Emocionet në “San Siro” do të jenë si kurrë më parë.
Duke qenë larg pritshmërie të fillim sezonit, Milan dhe Inter do të vënë të gjitha energjitë në këtë ndeshje për ta mbyllur vitin me një sukses pasi në derbi asnjëherë nuk pranohet barazimi.
Për milanin kjo shihet si ndeshja e kthesës dhe rigjetjes së rrugës drejt vendeve të para të renditjes, por në portë do të mungojë gjiganti Donnarumma pasi është i dëmtuar dhe po i nënshtrohet analizave mjekësore. Vendin e tij e zë portieri i 19-vjeçarëve të Milan.
Më të mirët e Interit do të zbresin në fushë pasi edhe për Spalettin dhe Interin e tij kjo është përballja që justifikon humbjet e papritura me Sassuolo dhe Udinese. Me shumë mundësi Perisic do ta nisë nga pankina.
Tv Klan