Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Delvinë
Dy persona u arrestuan nga Policia e Delvinës si autorë të zjarrvënies së një sipërfaqeje pyjore në fshatin Kalasë.
Këtu u dogjën 80 ha kullotë e shkurre në Malin e Muzgesë.
Kastriot Zh, 45 vjeç dhe Nazmi H, 36 vjeç dyshohet se kanë djegur këtë sipërfaqe me qëllim për të ripërtërirë barin për kullotat.
Një ditë më parë, policia arrestoi në Shkodër një person tjetër për zjarrvënie të qëllimshme të një sipërfaqeje pyjore.
Në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 13 vatra zjarri.
Për shuarjen e tyre janë angazhuar 77 zjarrfikës, 11 automjete, 2 helikopterë si dhe vullnetarë e punonjës policie. Në total flakët kanë përfshirë 17 ha me pyje, kullota shkurre e dru frutorë. /Tv Klan