Dy të tjerë të vdekur pas thashethemeve në WhatsApp
Policia në Indi ka arrestuar 16 persona pasi dy burra u bënë viktimat më të fundit të histerisë mbi thashethemet e përhapura në WhatsApp për rrëmbyesit e fëmijëve.
Burrat po vizitonin një fshat në shtetin e Assam-it në veri-lindje, kur u rrahën nga një turmë e madhe. Thashethemet e rrëmbimeve të fëmijëve po përhapen në Indi nëpërmjet WhatsApp-it dhe kanë shkaktuar vdekjen e gjashtë njerëzve të tjerë gjatë muajit të fundit. Policia thotë se po përpiqet të të vërtetojë se thashethemet e përhapura në Whatsapp nuk janë të vërteta.“Kur thashethemet fillojnë të qarkullonin në rrjetet sociale duhet pak kohë për t’i ndaluar plotësisht”
, tha zyrtari i lartë i policisë, Mukesh Agarëal për BBC Hindi. Ai shtoi se policia po mban nën vëzhgim rrjetet e ndryshme sociale në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mesazheve. Në videon e cila u bë virale gjatë fundjavës, një nga burrat mund të shihet duke u lutur që të mos ia marrin jetën. Të dielën, studentë dhe aktivistë mbushën rrugën për të protestuar ndaj vrasjeve./tvklan.al