Dy të vrarë me armë zjarri jashtë një banke


Dy të vrarë me armë zjarri jashtë një banke

18:16 23/02/2018

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri këtë të premte jashtë një banke në Zyrih të Zvicrës. Sipas mediave lokale, vrasjet ndodhën në mes të ditës, në qendër të qytetit.

Policia siguroi qytetarët se situata ishte nën kontroll dhe se nuk kishte rrezik. Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, ndërsa autoritetet thonë se nuk ka të dhëna që të ketë lidhje me terrorizmin.

Në disa imazhe të publikuara në internet shfaqen dy persona pajetë në tokë, jashtë degës së bankës UBS.

Dëshmitarë thanë se në drejtim të tyre u qëllua disa herë. Mbetet gjithashtu e paqartë nëse policia ka arritur të kapë ose jo autorin, por në vendngjarje ka prezencë të madhe policie.

/tvklan.al






Të ngjashme