Dy tërmete godasin Greqinë


Dy tërmete godasin Greqinë

13:11 15/10/2018

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Selanikun mesditën e sotme. Sipas Institutit të Gjeologjisë në Greqi, tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4.1 në një thellësi prej 2 kilometra.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë më shumë në Halkidiki pasi gjendej pranë epiqendrës, por edhe në Selanik.

Pak minuta më vonë, ra një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter me epiqendër në Halkidiki në një thellësi prej 10 kilometra. Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar dhe për dëme materiale. /

tvklan.al






Të ngjashme