Dy tërmete godasin Italinë


Dy tërmete godasin Italinë

21:01 07/11/2016

Italia qendrore vazhdon të tronditet nga tërmetet. Dy tërmete kanë goditur Italinë, mbrëmjen e të hënës.

I pari është regjistruar rreth orës 19:35 minuta dhe ka qenë me magnitudë 3 ballë me një thellësi 9 kilometra.

Në orën 19:56 është regjistruar tërmeti i dytë, i cili ka qenë me magnitudë 4 ballë dhe me një thellësi 13 kilometra.

t 1

Referuar mediave italiane nuk ka raportime për njerëz të lënduar, por dëme materiale në banesa e sidomos ato që ishin të dëmtuar edhe nga tërmetet e mëparshme./tvklan.al





Të ngjashme