Tërmeti 5.3 ballë në Shkup, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë e Prishtinë
Këto janë pasojat e tërmetit që goditi Shkupin në orën 15 : 20 minuta të së dielës. Epiqendra e tërmetit 5.3 ballë ishte kryeqyteti i Maqedonisë, por lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë si Kumanovë, Tetovë, Gostivar e Strugë.
Këto pamje amatore tregojnë momentin e lëkundjeve në mesditë në një supermarket të Shkupit. Disa banesa u dëmtuan në lagjet e Shkupit, ndërsa raportohet për disa të lënduar lehtë. Shumë qytetarë nga paniku lanë shtëpitë e tyre dhe qëndruan në rrugë, nga frika e përsëritjes së lëkundjeve. Më herët gjatë mëngjesit pati dy lëkundje të forta toke në afërsi të Shkupit, 2 kilometra në thellësi të tokës. Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë edhe në Tiranë e Prishtinë. Tv Klan