Dy viktima në dy vende të ndryshme, nga i njëjti tren


Dy viktima në dy vende të ndryshme, nga i njëjti tren

22:05 22/07/2018

Dy emigrantë kanë mbetur të vdekur në verilindje të Greqisë pranë kufirit me Turqinë, pasi janë shtypur nga treni. Autoritet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dy incidente të ndryshme dhe të dy emigrantët kanë mbetur viktima të së njëjtit tren në vende të ndryshme.

Ndërkohë që një person i tretë ka mbetur i plagosur. Emigrantët që mbërrijnë nga brigjet e Afrikës Veriore në Turqi, përpiqen të kalojnë kufirin në këmbë për në Greqi dhe për t’u spostuar përdorin binarët hekurudhorë, kryesisht gjatë orëve të natës. Identiteti dhe kombësia e 2 viktimave nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet greke.

Klan Plus






Të ngjashme