
Dyfishohen lejet e ndërtimit
Për tre muajt e parë të këtij viti janë miratuar 221 leje ndërtimi, një numër dyfish më i lartë krahasuar me një vit më parë.
Edhe sipërfaqja për lejet e ndërtimit është rritur me 118%. Tashmë pas miratimit të lejeve pritet të ndërtohen sipërfaqe rreth 200 mijë metra katrorë me një vlerë prej 100 milionë dollarësh, rreth 10 milion më e ulët se një vit më parë.
Sipas Institutit të Statistikave pjesën më të madhe të lejeve e zënë ndërtesat jo rezidente, ku përfshihen hotele, zyra dhe qendra tregtare, ndërsa 30% e leheve është dhënë për qëllime banimi dhe 31% për punime inxhinierike. Qytetet që kanë numrin më të lartë të lejeve të miratuara janë Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora dhe Shkodra.
Tv Klan