Dyndje masive në tregje, qytetarët nuk respektojnë masat
Kaos me blerjet për shkak të mbylljes deri të hënën
Ora 13:00 e së shtunës i gjeti kryeqytetasit pranë furrave të bukës dhe marketeve. Distanca dhe radha për të blerë nuk u respektua, me gjithë ndërhyrjen e forcave të policisë.
Vendimi për të kufizuar çdo lëvizje deri mëngjesin e 23 Marsit, i dyndi kryeqytetasit nëpër tregjet e fruta perimeve. Kaosi i krijuar nga grupet masive dhe blerjet e shumta bëri të shkelet çdo udhëzim për të ruajtur radhën apo distancën.
“I bëmë blerjet,
askush nuk respekton radhën”.
“Po edhe çmimet janë të shtrenjta”.
“Kemi dalë për pazarin”.
Tezgat e tregtarëve u boshatisën më shpejt se kurdoherë. Marketet, farmacitë dhe çdo pikë shërbimi për qytetarët do të qëndrojë mbyllur deri në orën 05:00 të së hënës në kuadër të masave të ndërmarra kundër koronavirusit.
Tv Klan