Dyqanet e Britanisë “zero mbetje”


Dyqanet e Britanisë “zero mbetje”

22:50 22/04/2019

Për shkak të ndotjes nga plastika shumë dyqane në Britani po përdorin teknikën “zero mbetje”. Bëhet fjalë për një rrjet marketesh miqësore me natyrën që nuk përdorin asnjë material letre apo plastike për paketim, por vazot e qelqit. Konkretisht makaronat, farat dhe frutat e thata u jepen klientëve në qelq duke shmangur paketimet e tjera.

Po ashtu ka dhe shumë mënyra paketimi të produkteve miqësore me mjedisin, të tilla si mbajtësit e furçave të dhëmbëve në bambu, pëlhura të dhëmbëve pa plastikë dhe qese të prodhuar nga lëkurat.

“Natyrora Peshon” janë revulucioni që po vjen shumë shpejt dhe së shpejti ato pritet që të shtrihen dhe në vende të tjera, për të mbrojtur sa më shumë mjedisin nga ndotja e plastikës. Gjatë dy viteve të fundit, mbi 100 prej këtyre dyqaneve janë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Klan Plus






Të ngjashme