Dyqanet ulin qepenat në shenjë nderimi për vogëlushin shqiptar


Dyqanet ulin qepenat në shenjë nderimi për vogëlushin shqiptar

09:04 22/02/2020

Do të zhvillohet sot ceremonia mortore e foshnjes shqiptare, i cili humbi jetën një javë më parë nga një aksident. Mediat italiane shkruajnë se funerali do të mbahet në Colingola, aty ku edhe familja e vogëlushit shqiptar jeton prej vitesh.

I gjithë komuniteti atje është prekur nga kjo ngjarje e rëndë. Prandaj në shenjë zie, pritet që sot, të gjitha dyqanet të ulin qepenat.

Ndërkohë është përfunduar autopsia për fëmijën, i cili në momentin e aksidentit ishte vendosur në sexholino në sediljen e parë. Sipas autoriteteve, pajisja ishte vendosur siç duhet, por shkak për vdekjen e djalit u bë airbag-u, i cili duhej të ishte çaktivizuar.

Por në vend të kësaj, u hap duke shkaktuar dëmtime të rënda tek i porsalinduri. Megjithatë ende po vijojnë hetimet për të zbuluar dinamikën e plotë të ngjarjes. /tvklan.al






Të ngjashme