Dyshime për krim “kanibal”, ngjarja që ka tronditur Gjermaninë
Një ngjarje shokuese ka tronditur Gjermaninë, ku në një park në veri të Berlinit janë gjetur eshtrat e një viktime më 8 Nëntor. Policia ka arrestuar sot autorin e dyshuar, Stefan R. 41 vjeç, një mësues matematike.
Ekspertët mjeko-ligjor arritën në konkluzionin se eshtrat i përkisnin 44-vjeçarit që u zhduk dy muaj më parë. Autoritetet thanë se një kockë ishte komplet e shkëputur nga mishi, gjë që i bëri të dyshonin për krim kanibalist ndaj viktimës.
Vrasësi i dyshuar ishte anëtar i grupeve virtuale të krijuara për të tilla tematika. Viktima ishte një inxhinier elektrik, i cili pasi la apartamentin e tij pak përpara mesnatës së 5 Shtatorit, u raportua i zhdukur nga personat me të cilët ndante shtëpinë. Mediat gjermane po krahasojnë këtë rast me atë të Armin Meiwes, gjermanit i cili në 2006 u dënua me burgim të përjetshëm për kanibalizëm.
Ai e takoi viktimën e tij në një grup virtual me njerëz të interesuar në kanibalizëm. Filmoi vrasjen, dhe sipas hetimeve të prokurorisë, Meiwes 44 vjeç, vrau viktimën e tij, një 43-vjeçar, për kënaqësinë e tij seksuale. Pra njësoj si ky rast, besohet se dhe kjo viktimë është vrarë për po të njëjtin motiv. /tvklan.al