Dyshimet ndaj Trump për evazion fiskal


Dyshimet ndaj Trump për evazion fiskal

15:00 03/10/2018

Departamenti i Tatimeve në shtetin federal të Nju Jorkut ka nisur hetimet ndaj Donald Trump, mbi dyshimet për evazion fiskal.

Dyshimet u hodhën nga disa dokumenta të publikuara nga e përditshmja Nju Jork Tajms, ku flitej për skema të përdorura nga Trump dhe familjarët e tij, për të shmangur tatimet gjatë viteve ’90.

Dosja hetimore përmban rreth 100 mijë faqe me dokumenta.

Në njërin nga rastet thuhet se i ati i ka dhënë Donald Trump 413 milionë Dollarë, për të ulur në mënyrë fiktive tatimin mbi pasurinë e deklaruar.

Tv Klan






Të ngjashme