Dyshimet për pastrim parash, sekuestrohen 187 mijë euro


Dyshimet për pastrim parash, sekuestrohen 187 mijë euro

15:33 11/10/2017

Në zbatim të Plan-Operacionit ”Vjeshtë 2017″, autoritetet kanë sekuestruar llogari bankare me vlerë 187 000 Euro.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Policisë Sarandë në vijim të punës së tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional ”Vjeshtë 2017”, me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme, kanë sekuestruar një llogarie bankare me vlerë 187.000 Euro.

Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017 , në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Llogaria bankare i përket J.G., 46 vjeç, banues në Finiq, Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

/tvklan.al






Të ngjashme