Dyshimet për trukim në Bylis – Tirana
Duka: Nëse vërtetohet do të jepet vendimi i duhur nga Etika
Nuk do të ketë tolerime nëse do të ketë prova se gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës është trukuar.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e shfaqi qartë qëndrimin e tij, ndërsa Komisioni i Etikës po heton këtë sfidë.
“Dyshohet si e trukuar. Nuk jam jurist, po një opinionist si të gjithë të tjerët. Juristët po mbledhin faktet, në bashkëpunim me UEFA-n. Nëse do të vërtetohet, komisioni do të japë vendimin e duhur për të eliminuar trukimet”.
Hetimet nisën menjëherë pas takimit ku Tirana po fitonte në pjesën e parë dhe Bylisi e përmbysi në të dytën, por kuotat e basteve sollën dyshime për vërtetësinë e rezultatit.
Komisioni i Etikës ka dëgjuar palët dhe të mërkurën do të ketë një tjetër mbledhje për këtë përballje.
Tv Klan