Dyshohet për rast të dytë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Dyshohet për rast të dytë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

13:55 27/02/2020

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në Konferencën për media ka njoftuar se situata me pacienten e prekur nga koronavirusi është e mirë dhe se ka një formë të lehtë të sëmundjes, pa shenja të komplikimeve.

Ministri njoftoi se gjatë natës janë kontaktuar të gjithë udhëtarët e furgonit dhe të gjithë janë në izolim shtëpiak.

Në bashkëpunim me MPB-në janë kontaktuar edhe personat që kanë qenë në kontakt me udhëtarët e furgonit.

Autoritetet thonë se numri i tyre nuk ka qenë i madh, por sidoqoftë, po merren masa nga ekipet e epidemiologëve dhe se edhe ata do të izolohen.

Ministri Filipçe ka njoftuar edhe për dy persona tjerë që janë paraqitur në Klinikën Infektive. Njëri prej tyre ka qenë shoferi që kishte udhëtuar nga Italia, por ka rezultuar negativ nga koronavirusi, ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me një grua e cila së bashku me bashkëshortin kishte qëndruar në Romë.

Siç u njoftua, sipas testimit jo të kompletuar është paraqitur mundësi pozitive e koronavirusit, por Ministri bëri thirrje që të pritet deri në përfundim të analizave. /tvklan.al






Të ngjashme