E bardha, ngjyra e veshjeve të dimrit
E bardha e dëborës, këtë dimër mbulon edhe veshjet. Kjo është tendenca e stilistëve për stinën dimërore 2017 - 2018.
Veshjet ku e bardha dominon propozohen nga stilistët nga rastet formale deri tek takimet me miqtë e familjarët. Shtëpitë më të mëdha të modës, si Shanel Monkler e Tori Bërç sjellin një variacion të gjerë të këtyre veshjeve të trasha duke nisur nga palltot e bardha e peliçet. Ato janë të madhësive të ndryshme nga ato më të mëdhatë, treçerekshet e deri tek ato më të shkurtrat. Mjafton që - siç thonë stilistët – të ndiheni komodë në ngrohtësi. Variacione edhe tek pantallonat e fundet, të gjata e të shkurtra. E bardha e sezonit zbret deri tek çizmet. Tv Klan