E braktisi burri pasi u paralizua, ajo dashurohet me trajnerin
Riona Kelly nga Anglia ishte braktisur nga burri i saj pasi që ai e kishte kuptuar se ajo do të mbetej e paralizuar përgjithmonë.
Por tani, nëna e katër fëmijëve, jo vetëm që mund të ecë, por edhe mund të kërcejë, dhe është kryesisht meritë e trajnerit të saj personal, Keith Mason, i cili e ndihmoi edhe fizikisht por edhe emocionalisht, pasi ata të dy tani kanë krijuar një lidhje dashurie.
Kelly kishte pësuar sulm para më shumë se dy vitesh dhe mjekët i kishin thënë se hapin e parë do të mund të e hidhte pas gjashtë javësh, gjë që nuk kishte ndodhur.
Por dy javë pasi ishte parashikuar se ajo të mund të ecte, me ndihmën e trajnerit të saj, Keith, Riona arriti të hidhte sërish hapat.
“Ai ma ka shfaqur kuptimin e vërtetë të lidhjes së dashurisë. Një lidhje që është e fortë. Që vepron në harmoni. Që bën kompromise. Që është besnike, e vërtetë dhe mbi të gjitha një lidhje që funksionon në mënyrë të përsosur”, tha Kelly.