E çoi 10-vjeçarin në krevat duke menduar se kishte grip, e gjetën të vdekur


E çoi 10-vjeçarin në krevat duke menduar se kishte grip, e gjetën të vdekur

21:16 03/09/2017

Një djalë 10-vjeçar ka vdekur pasi ishte infektuar nga monoksidi i karbonit të një frigoriferi me defekt në shtëpinë e tij në Alaska, të SHBA-ve.

Prindërit e Gavin Klebs mendonin se djaloshi i vogël ishte prekur nga gripi kur filloi t’i rritej temperatura dhe menduan se ia kishte ngjitur atë edhe motrës së tij, e cila po vuante gjithashtu nga një dhimbje koke. Nëna e tij Sarah, i dha disa ilaçe dhe më pas e çoi të voglin në shtratin e tij për të pushuar.

Por ata nuk e kishin kuptuar që një frigorifer ishte dëmtuar duke bërë që monoksidi i karbonit pa erë të rridhte. Sarah tha se nuk mundi të kuptonte asgjë as kur filloi të sëmurej vetë, por mendoi se edhe ajo është prekur nga gripi.

Nëna dhe vajza 8-vjeçare u gjetën pa ndjenja në banesën e tyre. Ndërsa i vogli Gabin, u gjet pa jetë në dhomën kryesore të shtëpisë së pushimit të familjes në Alaska./tvklan.al






Të ngjashme