E diela në Durrës, plazhi – (28 Maj 2000)


E diela në Durrës, plazhi – (28 Maj 2000)

11:48 28/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Të shtunën dhe të dielën shqiptarët në shumicën e rasteve, zgjedhin bregdetin për të kaluar ditët e pushimit javor. Plazhistët e durrësit vijnë kryesisht nga Tirana por edhe nga rrethet e tjera fshinj. Si rrall herë gjatë ketij viti lokalet  e ngritura përgjatë bregdetit të Adriatikut, të cilat në dimër i rezistuan aksionit të policisë ndërtimore janë mbushur me klientë.

Temperatura i kalon 35 gradë ndaj një pjesë e plazhistëve mbrohen nën çadra, ndërsa të tjerët zhyten nën rërën e nxehtë. Plazhistët shprehen të pakënaqur nga papastërtitë në plazh. Me afrimin e Qershorit pritet të rritet fluksi i pushuesve, në bregdet edhe pse uji i detit dhe rëra vuajn ende nga papastërtia./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme