E diela në Kishë e Xhami – (21 Nëntor 1999)


E diela në Kishë e Xhami – (21 Nëntor 1999)

19:50 21/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kultet fetare më të populluara me vizitorë besimtarë diten e dielë. Me qindra njerëz të besimeve të ndryshme pavarësisht nga festat e caktuara të dielën e nisin me lutje dhe falje në kultin përkatës. Një obligim më shumë jo vetëm për të larë mëkatet por edhe për të shtuar mirësitë.

Kisha në rrugën e Kavajës thuhet se çdo të dielë ka festë. Jo vetëm të rritur që i kanë të trasheguara bindjet e tyre por dhe një pjesë e brezit të ri po brumoset me dashurinë për kultin fetar. Mijra qirij që ndizen për shpresën e shërimit të plagëve dhe plotësimin e dëshirave të tyre.

Besimtarët e fesë myslimane kanë një ditë tjetër të javës të shënuar për falje. E premtja mbledh më shumë njerëz në xhami se sa e diela. Kjo është e përgjithshmja që nuk ndryshon, përveç një të diele shplodhëse nga liqeni, tashmë njerëzit i janë kthyer dyerve të besimit fetar si i vetmi që nuk i ka zhgënjyer ndonjëherë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme