E diela nis me tërmet


E diela nis me tërmet

09:46 05/02/2017

Një termët me magnitudë 3.7 ballë ka tronditur zonën e Ballshit, në orët e para të ditës së diel. Instituti i Gjeoshkencave thotë se tërmeti ka rënë në orën 00:13.

termetiii

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Hekal, rreth 5 kilometra në jug të Ballshit. Tërmeti ka qenë me një thellësi 5 kilometra, ndërsa banorët e zonës janë frikësuar nga lëkundjet. Nuk raportohet as për të dëmtuar apo dëme materiale.

Nga ana tjetër banorët kanë thënë për tvklan.al se lëkundjet kanë ardhur si pasojë e shpimeve për naftë nga kompanitë që kanë aktivitet në këtë zonë./ tvklan.al





Të ngjashme