E Diela Shqiptare-Emisioni 8 (Sezoni 12)
Kënga Magjike
Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 1
Sara përlot studion me historinë për shoqen e saj: Si ia fshehëm sëmundjen e rëndë
Edhe pse disa njerëz mund të qëndrojnë në jetën tonë për një periudhë të shkurtër, ata lënë mbresa të mëdha dhe kujtime të paharrueshme. Historia e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, përcjell një histori të dhimbshme, por me një mesazh shumë të fortë.
Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 2
E braktisi 2 vjeç, babai kërkon vajzën pas 33 vitesh
Emiljana ka udhëtuar nga Kreta dhe ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty” në ‘E Diela Shqiptare’ në Tv Klan, për të kërkuar kushërirën e saj, vajzën e xhaxhait.
Pas 33 vitesh ka mësuar se xhaxhai i saj ka një vajzë nga martesa e parë. Tridhjetë e tre vite më parë, xhaxhai i saj u divorcua dhe u largua nga Shqipëria për të emigruar drejt Selanikut në Greqi. Aty u martua sërish dhe krijoi familje.
Shihemi Në Gjyq
Vëllai akuzon motrën: Ti ke faj që më iku nusja nga shtëpia
Në seancën e sotme në “Shihemi në gjyq”, vëllai ka sjellë motrën e tij dhe e akuzon se ajo është fajtore që nusja e tij e ka lënë papritur. Kristo ka një dhimbje të madhe sepse prej 1 viti e gjysmë, ai nuk i ka parë më fëmijët e tij. Ai është babai i tre fëmijëve dhe fëmijën e vogël nuk ka mundur as ta shikojë sepse gruaja ia ka ndaluar.
Gruaja largohet nga shtëpia dhe ngre akuzën e rëndë për bashkëshortin
Në seancën e sotme të ndërmjetësimit të “Shihemi në gjyq”, vëllai e akuzon vazhdimisht motrën se ajo është përgjegjëse për ndarjen e tij me bashkëshorten. Mirela e mohon vazhdimisht, por gjatë përballjes midis tyre, ata nxorrën në pah edhe më shumë detaje të tjera rreth martesës së vëllait me nusen. Ish-gruaja e tij nuk ka pranuar të vijë përballë Kristos, për shkak se ndarja e tyre nuk ka qenë e thjeshtë, por ka patur një arsye të rëndë.
Kujdes Shëndetin
Ne jemi çfarë hamë!
/tvklan.al